Pelisteri sot në përballjen kundër Shkupit shënoi fitore me rezultatin 1:0, mirëpo mund të ndodhte që kjo skuadër të shëonte edhe ndonjë gol tjetër në rrjetën e Zendelit, njofton “infOSport.mk”.
Shumë afër golit ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi, ishte Goce Todorovski, i cili dhuroi një prektil të vërtetë nga rreth 40 metra, mirëpo që për fat të keq të tijin, shtylla ia mohoi golin.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 85-të, kur Todorovski vendosi që të godas drejtpërdrejtë nga gjuajtja e lirë, edhe atë nga një distancë prej rreth 40 metrash, nga anësh, duke zënë në gjumë Suat Zendelin, i cili aleat në këtë rast kishte shtyllën.
Në fund Shkupi pësoi disfatë minimale, mirëpo që mund të ju kushtojë shumë në garën për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.