Shkendija me formacion të kombinuar ndaj Makedonija Gj.P

Të dielën Shkëndija në Shkup do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin në ndeshjen e vlefshme të javës së 33-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” nën urdhërat e trajnerit Erhan Selimi po përgatiten si për çdo ndeshje tjetër, ndërsa pritet që ndaj skuadrës së fundit në tabelë të zbresin në fushë me formacion të kombinuar.

Trajneri Erhan Selimi pritet që të ju jap rastin futbollistëve të cilët gjatë kampionatit kishin më pak minutazh, rast ky i mirë që të dëshmojnë cilësitë e tyre dhe të shpërthejnë ndaj skuadrës së Makedonija Gj.P, Ky gjithashtu do të jetë një rast i mirë për të ruajtur dhe pushuar një pjesë të titullarëve për takimin e vlefshëm të Kupës.

Leave a Reply