Sezoni 2016/2017 për Juventusin mund të konsiderohet i shkëlqyeshëm, duke pasur parasysh se “Zonja e Vjetër” është në garë për tre tituj, përfshirë këtu titullin e Ligës së Kampionëve, në Serie A si dhe Kupën e Italisë.
Megjithatë si duket me gjithë këto suksese njëkohësisht shtohen edhe apetitet e drejtuesve të skuadrës që vitin tjetër sërish të luajnë rol, si në futbollin italian ashtu edhe në atë evropian.
Në këtë drejtim drejtuesit “bardhë e zi” janë duke planifikuar të bëjnë një merkato super cilësore në verë.
“Corriere dello Sport” gjatë ditës së sotme ka zbuluar emrat e tre futbollistëve që bëjnë pjesë në planet e tyre. Bëhet fjalë për Andre Gomesh të Barcelonës, Matia De Shiljojn e Milianit dhe Dogulas Kostën e Bajernit të Munihut.
Për transferimin e këtyre tre futbollistëve Juventusi mësohet se ka gati plot 126 milionë euro.