Diego Simeone ka vendosur rreth të ardhmes së tij, mirëpo ajo që është e sigurtë, është fakti se strategu argjentinas nuk do të jetë trajner i Interit, edhe pse në drejtim të tij ka patur një ofertë marramendase nga drejtuesit e klubit “zikaltër”.
Simeone ka konfirmuar faktin se do të vijojë të jetë pjesë e Atletiko Madridit edhe sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë “El Cholo – Simeone” e tha vetë gjatë prezantimit të turneut “Audi Cup”, në të cilin sërish do të marrë pjesë ekipi i tij aktual, Atletiko Madridi.
Në pyetjen e gazetarëve rreth të ardhmes së tij, Simeone erdhi me këtë përgjigje: “Do të qëndroj te Atletiko? Fakti që po bëj prezantimin e këtij turneu, flet vetë edhe për të ardhmen time. Shihehmi në gusht në Audi Cup”.