Skuadra e njohur ruse e Spartakut të Moskës ka shprehur interesim për shërbimet e futbollistit shqiptarë, Besir Demiri. Një lajm të tillë pohon e përditshmja ruse, “sport-express.ru”, sipas së cilës futbollisti shkupjan i Vardarit bënë pjesë në planet e skuadrës së njohur ruse, që është shumë pranë titullit kampion në Rusi.
Pikërisht një fakt i tillë ka bërë që drejtuesit e skuadrës së Spartakut të Moskës të mendojnë që tani për merkaton e verës, ku përveç Demirit, në rradhët e tyre dëshirojnë të transferojnë edhe sulmuesin e River Plejt, Sebastian Driusi si dhe mbrojtësin e Torinos, Davide Dzapakosta.
22-vjeçari Demiri me Vardarin ka kontratë deri në vitin 2020, mirëpo një ofertë joshëse nga ana e rusëve të Spartakut mund të bindte drejtuesit e skuadrës kampione të Maqedonisë për të shitur futbollistin shqiptarë, i cili në qershor të këtij viti me përfaqësuesen e Maqedonisë U21 do të jetë pjesë e Evropianit për të rinj që do të mbahet në Poloni.