Arbitër maqedonas për ndeshjen finale të “Play-off-it” në basketbollin kosovar

Arbitri më i mirë maqedonas në basketboll, Zoran Mitrovski, i cili njëherit është edhe arbitër ndërkombëtarë, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e parë finale të “Play Off-it” për këtë edicion në basketbollin kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, njofton “infOSport.mk”.

Mitrovski ka nderin që të drejtojë ndeshjen e parë të serisë finale për titullin e kampionit.

Kështu kishte vendosur Federata e Basketbollit kosovar, sipas së cilës deri në fund të ndeshjeve finale, gjithmonë arbitri kryesor do të jetë i huaj, kurse dy ndihmësit e tij do të jenë kosovar.

Mbetet të shohim nëse Mitrovski do të drejtojë edhe ndonjë prej ndeshjeve tjera finale mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, apo ndoshta nderin për të drejtuar një ndeshje mes dy skuadrave më të mira për momentin në basketbollin kosovar, do të ketë ndonjë arbitër tjetër nga rajoni, apo edhe Evropa.

Leave a Reply