Ezgjan Alioski është emri i futbollistit më të mirë të muajit prill në Superligën e Zvicrës. Kush tjeter? Pos Alioskit mund të ishte më efikasi i muajit të kaluar në Superligën zvicerane, ku shqiptari kishte fjalën kryesore me skuadrën e tij Lugano në secilën ndeshjen të zhvilluar gjatë muajit prill.
Gazeta prestigjioze ka bërë një sondazh, në të cilën Alioski u rendit në vendin e parë me 31 % të votave, duke lënë pas vetës në vend të dytë Manuel Akanjin e Baselit dhe Munas Daburin e Grasshoperit.
Alioski vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të golashënuesve në Zvicër me 16 gola të realizuar në këtë sezon me fanellën e Luganos.