Godet Milani, merr sulmuesin e kombëtares italiane!?

Milani që tani ka filluar të mendoj për merkaton e verës, ku shpresojnë të afrojnë futbollistë cilësor, me të cilët pas shumë viteve do rikthehen fuqishëm në skenën italiane, por edhe në atë evropiane.

Drejtuesit e rinj kinezë që tani kanë bërë gati listën e transferimeve, ndërsa në mesin e dëshirave të tyre më të mëdha është edhe sulmuesi i kombëtares italiane, Aandrea Beloti.

Sulmuesi i Torinos vlen 100 milionë euro, por kjo mund të mos jetë problem për JongHong Li që ta transferojë te Milani për ta filluar me një super goditje aventurën e tij si president.

Sipas mediave në Itali në orët e mbrëmjes së të mërkurës drejtuesit e Milanit kishin pasur takim me drejtorin sportiv të Torinos, Xhanluka Petrakit, me të cilin kanë biseduar rreth kësaj çështje.

Gjatë bisedimeve gjithashtu janë përmendur edhe emrat e Kuçkës dhe Polit në orbitën e torinezëve dhe ata të Zapakostës dhe Bazelit në shënjestrën e Milanit.

Mbetet të shohim se çfarë lëvizje do bëhen mes këtyre dy klubeve dhe nëse vërtetë Milani do godiste fuqishëm në merkato me angazhimin e Belotit.

 

Leave a Reply