FFM në një takim të përbashkët me përfaqësues të klubeve finaliste dhe përfaqësues të Ministrisë për Punë të Brendshme kanë definuar masat dhe preventivat që duhet të ndërmiren për organizimin e denjë të finales së Kupës së Maqedonisë, më 17 maj në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.
Komesari për Gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski, i cili do të jetë delegat i takimit final ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit, ka njoftuar klubet me obligimet që u takojnë për organizim të kësaj përballeje. Nga klubet është kërkuar bashkëpunim i plotë me tifozët e tyre për të kontribuar në krijimin e një ambienti sportiv, pa probleme, provokime dhe sjellje të pahijshme, ndaj të cilave do të përgjigjet në pajtueshmëri me rekomandimet e Rregullores për garim të FFM-së.
Tifozët deri te biletat do të mund të kenë qasje përmes klubeve të tyre. Duke u bazuar në kushtet që ofron stadiumi në Strumicë, FFM në bashkëpunim me finalistët kanë vendosur numër të kufizuar të biletave për secilin ekip, ndërsa sipas Rregullores për Siguri të FFM-së dhe Ligjit për ndalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, klubet gjithashtu detyrohen të ndërmarin masat dhe aktivitetet për ndeshjen në fjalë, për të cilën disa herë u tërhoq vëmendja nga ana e delegatit të ndeshjes.
Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve në mbledhje rezulatoi rëndësia për vërejtje deri te të gjithë ata që kanë ndërmend të jenë prezent në këtë ndeshje se do të ndalohet futja në tribuna të mjeteve prioteknike, flamujve apo transparenteve me përmbajtje të palejuar dhe mjete tjera me teskt, fotografi, shenjë apo shënime tjera, si dhe të këndohen përmbajtje që provokojnë dhe inicojnë urejtje apo dhunë në bazë të përkatësisë fetare, racore apo nacionale.
Në të kundërtën nga ana e delegatit dhe arbitrit kryesor do të ndërmerren masat dhe aktivitetet në bazë të Rregullores për gara (Rregulla në tre faza – e marrë në pajtueshmëri me rregulloret e UEFA-së dhe FIFA-s). Press-konferenca zyrtare para ndeshjes finale është caktuar më 16 maj (e martë) në orën 12:00 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.
KF Shkëndija beson në mbështetje të plotë nga tifozeria “kuqezi” në pajtueshmëri me rekomandimet e Rregullores për garim në qëllimin për të mbrojtur trofeun e Kupës. Përballja finale Shkëndija-Pelisteri luhet më 17-të maj në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, me fillim në orën 17:30. (kfShkendija)