Mançester Junajtedi dhe Ajaksi do të luajnë në finalen e madhe të Liga Evropa për edicionin 2016/2017, njofton “infOSport.mk”.
Junajtedi sonte barazoi 1:1 me Selta Vigon në “Olld Traford” por kaloi në finalen e madhe, falë fitores minimale në ndeshjen e parë në Spanjë.
Junajtedi dhe Selta Vigo dhuruan shumë emocione sonte për gjithë tifozët e futbollit, e në veçanti atyre që ndodheshin në stadium, ku vetëm pas fërshëllimës së fundit, tifozët anglez iu gëzuan kualifikimit për në finale, pasi Guideti shumë lehtë mund të ndodhte që në çastet e fundit të takimit të ju jepte goditjen e “vdekjes”, kur edhe pse kishte një pozitë mjaft të volitshme para portës së “Djajve të Kuq”, ai nuk arriti që të shënojë në rrjetën e Romeros.
Ndryshe Fellaini kaloi në epërsi Mançester Junajtedin me golin e realizuar në minutën e 17-të, kur mjaft mirë u gjet në zonën kundërshtare nga ana e Rashford, ndërkohë Selta Vigo deri te barazimi erdhi vetëm në minutën e 85-të, kur Ronakglia shënoi në rrjetën e Romeros, për të ringjallur shpresat e spanjollëve, të cilët nuk kishin fat dhe në fund duheshe të pajtohen me eliminim.
Të dyja skuadrat këtë ndeshje e mbyllen me nga 10 futbollistë, pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Bejllit dhe Ronakglias, pasi që të dy u përfshinë në një zënkë në çastet e fundit të takimit, ku të përfshirë ishin edhe disa nga futbollistët tjerë të të dyja skuadrave.
Në finalen e madhe të 24 Majit në Stokholm, Mançester Junajtedi do të luaj me Ajaksin, që sonte eliminoi Lionin , edhe atë duke iu falënderuar fitores së thellë 4:1 në ndeshjen e parë në “Amsterdam Arena”, pasi sonte në Francë ishte buzë eliminimit nga Lioni, skuadër kjo që shënoi fitore me rezultatin 3:1.