Futbollisti Brazilian i Juventusit, Dani Alvesh nuk njeh humbje në ndeshjet finale të Kupave Evropiane. Statistikat flasin se Alves ka humbur vetëm nje finale nga 13 të zhvilluara në total. Finalja e vetme qe ka humbur braziliani është ajo e zhvilluar para 11 viteve nga Milani, që asaj kohe Alves ishte pjesë e Seviljes.
Alves me Seviljen fitoi dy finale në Kupën e UEFA-së dhe një të Superkupës, me Barcelonën triumfoi në tre finale të viteve 2009, 2011 dhe 2015-tën pikërisht ndaj Juventusit. Gjithahtu pas kësaj fitoi tre trofe të Superkupës me Barcelonën si dhe 3 Botërore të Klubeve.
Braziliani në finale e edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Kardif, do të luaj me Juventusin kundër Real Madridit.