Asnjë penalti e akorduar për Shkupin këtë sezon!!! (VIDEO)

Edhe pas 32 xhirove të kaluara në elitën e futbollit vendor, skuadra e Shkupit mbetet pa asnjë penalti të fituar gjatë edicionit 2016/2017, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Adrian Nuhiu nuk kanë pasur rastin që të godasin nga pika e bardhë, ndërsa në anën tjetër ndaj tyre janë akorduar tre penalti.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti vetëm njëra prej tyre kishte përfunduar në rrjetë, edhe atë me autorë Goran Zdravkov, i cili në kuadër të javës së 25-të kishte mposhtur Suat Zendelin, në fitoren 3:0 të Bregallnicës.

Mirëpo Zendeli kishte mbetur i pamposhtur në ndeshjen e javës së 29-të përballë Rabotniçkit në Gjorçe Petrov, kur në minutat shtesë të takimit ndali goditjen e Filip Ivanovskit, duke i siguruar një fitore të madhe skuadrës së tij me rezultatin 0:1.

Përveç Zendelit, njërën nga tre penaltitë e akorduara kundër Shkupit, e kishte ndalur edhe portieri rezervë i skuadrës nga Çairi, Burhan Mustafa, në ndeshjen e javës së 31 kundër Renovës në Tetovë, kur ndali goditjen e kapitenit Fisnik Nuhiu.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply