Ultras të Atletiko Madridit kishin sulmuar autobusin në të cilin gjindeshin tifozët e Realit të Madridit, mbrëmjen e sotshme në kuadër të ndeshjes së kthimit të ½ së finales në “Visente Kallderon”.
Ata sulmuan autobusin e fansave të Realit me shishe prej qelqi dhe gjësende tjera më të rënda, ku si pasojë disa tifoz të “mbretërve” kishin marrë lëndime.
Policia u përpoq që të bëjë një kordon mes dy tifozërive, mirëpo fansat e Atletiko Madridit në ato momente u përleshën me organet e rendit, që në fund u tregua si një gabim fatal për ta, pasi rreth 20 tifoz të “jorganxhinjëve” më pas kërkuan ndihmë mjekësore.
Ndryshe sa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Visente Kallderon”, Atletiko Madridi shënoi fitore 2:1 ndaj rivalëve lokal të Realit, të cilët megjithatë do të luajnë në finalen e madhe të 03 qershorit në Kardif, falë fitores në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3:0.