Rustemi nga Tetova ndihmës trajner i Turqisë në volejboll (FOTO)

Ish volejbollisti shqiptar nga Tetova, Eldin Rustemi është përzgjedhur ndihmës trajner i përfaqësueses së Turqisë. Këtë vendim e ka dhënë Federata turke e volejbollit, të cilët pasi firmosën kontratë 4 vjeçare me Joshko Milenkovsin nga Maqedonia për seleksionues të përfaqësueses, zyrtarizuan edhe Rustemin si ndihmës të tij.

26 vjeçari nga Tetova ka kryer studimet në Turqi, ndërsa ka luajtur edhe për disa ekipe të volejbollit, i cili për shkak të lëndimeve u detyra të lë anash lojën aktive. Rustemi filloi të ushtrojë profesionin e trajnerit, ndërsa gjatë 5 viteve të fundit arriti t’i merrë të gjitha liçencat profesionale.

Kujtojmë që Rustemi para se të shkojë në sdudime në Turqi, ai ishte pjesë e kampionëve të Shkëndijës në sezonin 2010/11, ndërsa si lojtar ishte i pazëvendësueshëm në përfaqësuesen e moshave të reja të Maqedonisë. / “InfOSport.mk”

Leave a Reply