Pas emërimit të Valteri Sabatinit për drejtor sporitv të Interit, këta të fundit janë në kërkim të një trajneri të ri që do ta udhëheq skuadrën “zikaltërt” drejt sukseseve. Si objektiv të parë drejtusit e Interit kanë Antonio Konten, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se ky i fundit ka pasur një takim me Sabatinin me 26 prill të këtij viti në një restorant të Londrës.
Mund të jetë e rastësishme, ndoshta edhe jasht kësaj teme, mirëpo mediat në Itali e lidhin Konten si trajner të ri të Interi në sezonin e ardhshëm. Strategu Italian njihet së një ndër trajnerët që i pëlqejn sfidat, për ti marrë skuadrat nga kriza dhe t’i shpallë kampion. Histori të ngjajshme bëri me Juventusin, ndërsa të njejtën gjë aktualisht është duke e bërë me Çelsin në Premier Ligën angleze.