Futbollisti shqiptarë nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili sot edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re, Montreal Imapkt në MLS Ligën Amerikane të Futbollit.
Xhemaili së fundmi ishte pjesë e Bolonjës, për të cilën skuadër këtë edicion zhvilloi 33 ndeshje, duke shënuar edhe 9 gola.
Debutimin e tij me fanellën e Montreal, Xhemaili pritet që ta ketë javën e ardhshme kundër skuadrës së Kolumbus.
Futbollisti shqitparë i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Cyrih, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaraj, Xhenoa dhe Bolonja.
31-vjeçari Xhemaili për përfaqësuesen “helvetike” ka zhvilluar 55 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.