Pas zërave për largimin e Tomas Brdariç nga Shkëndija, në Tetovë me të madhe është duke u folur për zëvendësuesin e tij.
Një ndër emrat dhe dëshirat më të mëdha të tifozëve “kuq e zi” është ish futbollisti i kësaj skuadre, Qatip Osmani, i cili në sezonin 2010/2011 i’a solli titullin e vetëm deri më tash Shkëndijës në historikun e saj.
Mbetet të shohim nëse vërtetë kjo dëshirë e tyre do të plotësohet, apo thjesht do mbetet vetëm dëshirë e pa realizuar.
Qatip Osmani për momentin është trajner i Renovës dhe ka kontratë me këtë skuadër, me të cilën në 4 javët e fundit do të luftojë për të siguruar një vend për në Liga Evropa.
Në anën tjetër Shkëndija veçmë që tani ka siguruar vizën për në arenën ndërkombëtare, ku armata e madhe “kuq e zi” shpreson se skuadra e tyre e zemrës do të udhëhiqet pikërist nga legjenda, Qatip Osmani, i cili postin e trajnerit do ta merrte vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.