Super goli i Dani Alvesh, Juve-Monako 2:0 gjatë 45 minutave të para (VIDEO)

Juventusi falë golave të shënuar nga Mario Manxhukiq në minutën e 33-të dhe Dani Alvesh në minutën e  45-të po avanson me rezultatin 2:0 gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian ndaj Monakos, njofton “infOSport.mk”.

Manxhukiq shënoi golin e parë në rrjetën e Subashiq, edhe atë pas dy tentativave, pasi fillimisht bashkëkombasi i tij ndali goditjen me kokë të sulmuesit juventin, mirëpo jo edhe në rastin e dytë, kur i papenguar nga askush me këmbë shënoi për 1:0.

Goli i dytë ishte vepër e brazilianit Dani Alvesh, i cili lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca, që gjeti të papërgatitur portierin e Monakos.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë në Francë, Juventusi kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0, dhe tashmë me rezultatin 4:0, Juventusi mund të themi se është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve Evropian.

Leave a Reply