Golden Stejti pa disfatë në finale!

Golden Stejti pa pësuar asnjë disfatë ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Perendimit, pasi fitoi Jutan me rezultat 95:121, duke çuar serinë e fitoreve në 4:0. Varriorsat arritën që të sigurojnë fitoren që nga perioda e parë, të cilën e mbyllën me shifra 17:39.

Keri ishte më i miri në radhët e Golden Stejtit me 30 pikë, Tomson shënoi 21, ndërsa Durant nuk shkoi më shumë se 18 pikë. Ndeshje të shkëlqyeshme kishte edhe Grin që realizoi “Tripëll Dabëll’ me 17 pikë, 11 asiste dhe 10 kërcime nën tabelë.

Për Jutën, pikëshënuesi më i mirë ishte Hejvord që shënoi 25 pikë./ “InfOSport.mk”

Leave a Reply