Reali, dy goditje brenda 24 orëve

Drejtuesit e Realit të Madridit kanë bërë dy goditje në merkato në 24 orët e fundit. Ata pasi arritën marrëveshjen me Teo Ernandes të Atletiko Madridit, mund të lëvdërohen edhe me transferimin e super talentit brazilian, Vinisius Xhunior, njofton “Globoesporte.com”,  përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi 16-vjeçar kaloi me sukses kontrollet mjekësore  në Bara da Tizhuka, në periferi të kryeqendrës braziliane, Rio de Zhaneiro.

Ekipi aktual i futbollistit të talentuar brazilian, Flamengo rezultatet e testimeve mjekësore do i dërgoj në Madrid.

Nga “Santiago Bernbeu” për shërbimet e Vinisius Xhunior kanë ofruar plotë 45 milion euro, plus 8 milion euro bonuse si dhe 8 milion euro për komisione të ndryshme. Kësisoj shuma e transferimit të tij te Reali, do të kap shifrën deri në 61 milion euro.

Inetersim për shërbimet e këtij 16-vjeçari kishte edhe nga Barcelona, drejtuesit e së cilës skuadër akuzuan agjentët e Vinisius Xhunior për mashtrim.

Real Madridi do të mund të llogarisë në shërbimet e super talentit brazilian vetëm pasi ai të mbsuh 18-vjet, që don të thotë se ai do të mund të luajë për “madrilenët” vetëm në sezonin 2018/19.

Sot gjatë ditës, Reali gjithashtu konfirmoi edhe blerjen e mbrojtësit të krahut të majtë nga rivali i tyre lokal, Atletiko Madridi, Teo Ernandes. Për shërbimet e tij Florentino Perez ka paguar plotë 30 milion euro, dhe jo 24 milion euro, aq sa qëndronte në klauzolën e tij me “jorganxhinjët”.

Leave a Reply