Sulmuesi uruguaian i Paris Sen Zhermenit, Edinson Kavani, ka thënë se mund të kthehet te ish skuadra e tij, Napoli, pasi ti përfundojë kontrata me kampionët e Francës. Uruguaiani me Paris Ssen Zhermenin ka kontratë deri në verën e vitit 2020.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua pasi të më përfundojë kontrata me Paris Sen Zhermenin. Ndoshta do të ndryshojë skuadër, ndërsa e para gjë që më shkon në mendje, është një rikthim te Napoli” – tha 30-vjeçari Kavani, i cili në 195 ndeshje me kampionët e Francës, ka shënuar 128 gola.
“Nëse një ditë kthehem te Napoli, dua që të jem në formë të mirë. Deri atëherë duhet të pres që të më përfundojë kontrata, që është valide deri në vitin 2020” – shtoi sulmuesi uruguaian.
Kavani te PSZH-ja erdhi gjatë vitit 2013-të nga rradhët e Napolit, për të cilën skuadër në tre sezone të kaluara kishte zhvilluar 104 ndeshje, duke realizuar 104 gola.