Mbrojtësi kolumbian Eduard Gutieres – Kastiljo, ka ndëruar jetë gjatë ditës së sotme pas një aksidenti rrugor të ndodhur në qytetin, Nejva.
Mbrojtësi 21-vjeçar i skuadrës së Atletiko Uila që garon në elitën e futbollit kolumbian ndërroi jetë në spital, pasi vetura me të cilën po udhëtonte dhe që drejtohej nga e dashura e tij u përplas me një dru.
Kastiljo me ekipin e tij Atletiko Uila kishte debutuar gjatë tetorit të vitit 2015-të, duke regjistruar edhe 19 ndeshje.