Vardari matematikisht është shpallur kampion në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë për këtë sezon, pasi sot mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të thellë 6:0 në kuadër të xhiros së 32-të.
Vardari me këtë fitore e siguroi titullin e kampionit katër xhiro parafundit, ku vazhdon kryesimin në tabelë me 13 pikë diferencë ndaj Shkëndijës së vendit të dytë. Për Vardarin ky është titulli i 10-të në histori.
Ndërkohë për fitoren e thellë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit u përkujdesën dy herë Blazhevski, Nikolov, Kojasheviq, Barsigian dhe Balotelli.