Boksieri legjendar dhe ish-kampion i botës Mike Tyson tregon respekt për shqiptarët duke përshëndetur me formimin e shqiponjës dy krenare në Dubai ku qëndron për promovimin e hapjes së qendrës për fitnes “Mike Tyson Academy”.
Biznismeni tetovar Arian Rexhepi këto ditë qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara në eventin e legjendës së boksit botëror, Mike Tyson. Ai ka shfrytëzuar mundësinë për të qenë pranë tij, ndërsa në një moment kanë përshëndetur shqiptarët me formimin e shqiponjës dy krerëshe.
Arian Rexhepi është biznesmen nga Tetova që vepron në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa është pronar i hotelit “Noli’s Konak” në Kodër të Diellit. Është njeri i afërt me sportin, i pranishëm gjithmonë në ngjarje dhe ndeshje të rëndësishme të futbollit, me theks të veçantë kombëtaren shqiptare dhe klubet nga Shqipëria. Është i afërt me Skenderbeun e Korçës dhe menaxherët Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiq.