Mevlan Adili stërvitet me FC Shkupi? (VIDEO)

Ish futbollisti i FC Shkupit dhe tashmë i FC UTA-s së Rumanisë, Mevlan Adili ka zhvilluar stërvitje së bashku me skuadrën nga Çairi.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që ai do të luaj edhe sot ndaj Pobedës për FC Shkupin, pasi është rikthyer në vendlindje vetëm për çështje të dokumentacionit, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të stërvitet me ish ekipin e tij të zemrës deri sa ndodhet këtu, ndërsa me siguri se do të jetë i pranishën në tribuna sot për t’iu dhënë përkrahje morale ish bashkëlojtarëve të tij.

Adili në janar të këtij viti u largua nga Shkupi, duke u transferuar te FC UTA që aktualisht garon në Ligën e Dytë të Rumanisë, ndërsa me ecurinë që kanë bërë deri më tani janë ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në elitën e futbollit vendor.

Aktualisht skuadra e tij ndodhet në pozitën e dytë me 59 pikë, 10 më pak se skuadra kryesuese e Juventus Bukureshti.

Pas tyre në pozitën e tretë me 57 pikë, mirëpo edhe dy ndeshje më pak ndodhet skuadra e Sepsit, e ndjekur nga Mioveni në pozitën e katërt, me po aq pikë.

Skuadra e UTA Arad pa Aadilin të shtunën mundi ekipin e Tarlungeni me rezultatin 3:0, duke realizuar në këtë mënyrë fitoren e 18-të në kampionat pas plotë 30 xhirove.

Sipas asaj që kupton “infOSport.mk”, Adili ka kompletuar dokumentacionin e duhur, ashtu që të hënën pritet të udhëtojë drejt Rumanisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij.

Ai pritet të jetë në disponim të trajnerit të tij për ndeshjen e javës së ardhshme, kur UTA Arad në transfertë do të përballet me ekipin e Clinceni, që po lufton për mbijetesë.

E përderisa ishte në Shkup, ai stërvitej me ish bashkëlojtarët e tij të FC Shkupit, ndërsa pas stërvitjes së tij të fundit, ai realizoi një super gol, që mund ta  shihni në videon e mëposhtme.

Leave a Reply