Klubi i henbollit Rinia ka fituar lehtësisht ndaj Partizanit të Gjevgjelisë me rezultat të thellë 36:15. Takimi në kuadër të Ligës së Parë të hendbollit të Maqedonisë, e cili u zhvillua në palestrën “Enver Idrizi” në Çair, KH Rinia e dominoi 100 %, duke mbyllur pjesën e parë me shifra 20:10, ndërsa në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Haxhi Muhamedit rritin edhe më shumë avantazhin, ku në fund e mbyllën takimin me 16 gola diferencë.
Borjan Stojanovski ishte më i miri në këtë përballje me 10 gola të realizuar, ndërsa Orhan Emini dhe Adis Saliu shënuan nga 6 gola secili.
Me këtë fitore Rinia vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë me 34 pikë, 4 më pak se Vardari në pozitën e dytë, që ka edhe një ndeshje më pak, ndërkohë renditjen me 44 pikë kryeson Mladosti .
Skuadra nga Çairi takimin e radhës që në program është javën e ardhshme, do ta luaj ndaj Tekstilecit të Shtipit. /”infOSport.mk”