Garuesi nga Kenia, Kirui Kiprotiq ka arritur sërish të dalë fitues në Maratonën e Shkupit. Kiprotiq arriti që të triumfojë edhe në edicionin e 13-të, të Maratonës së Shkupit, duke lënë pas vetes dy bashkëkombasit e tij, Edvin Kipruto dhe Samuel Kimutai.
Kiprotiq garën prej 42 kilometrave e mbylli me kohën 2 orë, 12 minuta e 59 sekonda, ndërkohë garuesi më i mirë nga Maqedonia rezultoi të jetë sërish Aleksandar Kiraxhiev, i cili këtë vit garën e mbylli në pozitën e 6-të me kohën prej 2 orë, 41 minuta e 29 sekonda.
Njëjtë sikurse tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat kishte dominim kenian. Tek gjinia më e bukur, Stela Barsosio e mbylli garën e para me kohën 2 orë e 33 minuta e 42 sekonda, duke thyer rekordin në kategorinë e femrave.
Në edicionin e 13-të, të Maratonës së Shkupit morën pjesë mbi 8500 garues.