Një ndeshje e çmendur është zhvilluar të shtunën në Korçë, ku skuadra kampione në fuqi, Skënderbeu ka përmbysur Vllazninë duke arritur të marrë një fitore me rezultatin 4:3.
Ka qenë një përballje mjaft e bukur ajo në Korçë, aty ku shkodranët bënë një ndeshje të madhe, ndoshta më të mirën e sezonit por që sërish dolën të humbur nga kjo ndeshje në sekondat e fundit të saj në një ndeshje me 3 penallti të akorduara.
Çinari në minutën e 5-të ndëshkoi kampionët pas një gabimi të Orges Shehit që i dha mundësi ekipit shkodran të kalojë në avantazh. Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllej në barazim pasi në minutën e 39-të Salihi do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë për barazim të rezultatit në 1:1, që në fund doli të jetë edhe rezultati i pjesës së parë.
Skënderbeu-Vllaznia (Përmbledhje)
Skënderbeu-Vllaznia (Përmbledhje)
Публикувахте от Digitalb в 6 май 2017 г.
Megjithatë, vetëm pas 9 minutave lojë në pjesën e dytë, Vllaznia do të kalonte sërish në avantazh, teksa Alsid Tafili shënoi një gol po nga pika e bardhë, duke rikthyer kështu entuziasmin tek skuadra shkodrane, por që ishte sërish futbollisti shkodran i Skënderbeut, Hamdi Salihi ai që në minutën e 72-të barazoi shifrat, teksa Bakaja në të 75-tën, bëri që Vllaznia edhe për herë të tretë në këtë ndeshje të kalojë në epërsi ndaj skuadrës korçare, kësaj rradhe me rezultatin 2:3.
Dhe kur të gjithë prisnin fitoren e Vllaznisë, korçarët bëjnë diçka të mrrekullueshme, diçka të çmendur që ndoshta nuk e kishte pritur askush. Ata në minutat shtesë të takimit arritën që të përmbysin rezultatin dhe të marrin fitoren e shumë dëshiruar falë golave të shënuar nga Muzaka në minutën e 91-të dhe Latifi në minutën e 95-të, me këtë fundit që shënoi nga pika e 11 metërshit.
Me këtë fitore Skënderbeu ka arritur që ti afrohet dyshes kryesuese, Kukësi – Partizani në vetëm një pikë. Skënderbeu pas 32 xhirove ka tubuar 65 pikë, ndërsa Kukësi dhe Partizani nga 66-të.