Shkëndija e Tetovës sot në teren vendas do të mirëpret Bregallnicën, në një ndër ndeshjet e rradhës që skuadra tetovare do ti zhvillojë pa praninë e publikut, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjet e këtilla për kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasani – BUBA, janë të pazakonta, duke patur parasysh numrin e madh të tifozerisë që ka skuadra e tyre. Megjithatë ai thotë se duhet të pajtohen me këtë fakt dhe se duhet të shikojnë përpara.
“Ndeshjet e Shkëndijës në Tetovë pa praninë e publikut janë shumë të pazakonta duke patur parasysh numrin e madh të tifozerisë që qëndron pas neve. Por kjo është situata dhe ne duhet të shikojmë përpara. Duhet të gjejmë motive për të vazhduar me fitore deri në fund të sezonit, pasi pa marrë parasysh gjithë rethanat, nga ne kërkohen gjithmonë tre pikë. Bregallnica ka ekip të mirë përkundër pozitës në renditje dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm pasi ata kërkojnë shanset e fundit për mbijetesë. Do të dalim për të bërë detyrën tonë dhe nëse jemi në nivel, nuk dyshoj në arritjen e rezultatit të dëshiruar”, – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.
Në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Tetovë, Shkëndija mundi Bregallnicën me rezultatin e thellë 5:2.
Ndeshja Shkëndija – Bregallnica starton sot në ora 16:30 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri Riste Stojmenov.