Takimi ndaj Shkupit, Reagon Pobeda për arbitrin Faton Mustafi (FOTO)

Shorti i hedhur të premten në hapësirat e FFM-së nxjorri Faton Mustafin që të referojë takimin e xhiros së 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Pobedës. Mirëpo skuadra nga Prilepi të pakënaqur nga referimi i Mustafit në të kaluarën, kanë reaguar menjëhër në faqen e tyre në “fejsbuk” , duke mos e parë si të arsyeshme që shqiptari nga Tetova të referojë një ndeshje të tillë që është e vlefshme për mbijetesë.

“FK Pobeda ka dy eksperienca të pakëndshme me Mustafin në kampionat. Në të dyja rastet që arbitër ka qenë ai jemi dëmtuar nga referrim i tij në ndeshjen me Sileksin në Kratovë dhe Bregallnicës në Manastir”, thuhet mes tjerash në reagimin e skuadrës nga Prilepi.

“Ne shpresojmë dhe apelojmë deri te Mustafi, që me plotë ndërgjegje të bëjë punën e tij. Të na lejoi të luajmë futboll në Çair. Nëse jemi më të mirë të fitojmë, por nëse Shkupi është më i mirë, atëherë ne do të jemi të parët që do t’ua urojmë fitoren nikoqirëve”, shkruhet në fund të reagimit.

Në fotot më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Pobedës.


Leave a Reply