Shkëndija nesër do të luaj në Tetovë ndaj Bregallnicës në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit vendor. “Kuqezinjët” pas disfatës me Pobedën të mërkurën dhe barazimit me Shkupit një javë më parë, kërkojnë që të rikthehen me fitoren në këtë përballje ndaj Bregallnicës, me këta të fundit që në Tetovë vinë për të kërkuar ndonjë pikë që do të iu kryente punë për luftën për mbijetesë.
Shkëndija në këtë takim do të jetë e kompletuar me të gjithë futbollistët, pasi tashmë rikthehet edhe Egzon Bejtullaoi që qëndroi një kohë jashta terrenit shkaku i dëmtimit që kishte pikërisht në përballjen e fundit me Bregallnicën të luajtur në Shtip, ku skuadra “kuqezi” fitoi me rezultat 1:3.
Përballjet ndërmjet veti në këtë sezon shkojnë në favor të Shkëndijës, pasi tetovarët regjistrojnë dy fitore dhe një barazim.
Takimi Shkëndija-Bregallnica luhet të dielën në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë.