Pas 6 viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”, sonte Fabio Koentrao do të zhvilloje ndeshjen e fundit me fanellën e Realit të Madridit, janë të bindur nga gazeta e njohur sportive spanjolle, “Marca”.
Portugezi do të jetë titullarë në ndeshjen e sotshme ndaj Granadas, pasi Zinedin Zidan ka vendosur që sonte të pushoj disa nga futbollistët titullarë. Strategu francez ka probleme edhe me mbrojtjen, ashtu që sonte do ti jep mundësinë Koentraos.
Gjatë këtij sezoni mbrojtësi i krahut të majtë ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, edhe atë kundër Sporting Hihonit në transfertë, në të cilën ndeshje u zëvendësua në minutën e 56-të, si dhe ndeshjen e parë të këtij edicioni kundër Granadas në “Santiago Bernabeu” kur luajti për 23 minuta.
Kjo edhe për faktin se Koentrao një kohë të gjatë ishte i lënduar, mirëpo edhe pas rikuperimit të tij Zinedin Zidan nuk llogariste në shërbimet e tij.
Koentrao me Realin ka kontratë deri në qershorin e vitit 2019-të, mirëpo është më se evidente se do të largohet gjatë kësaj vere. Ai te “madrilenët” erdhi gjatë vitit 2011-të nga Benfika, ndërsa që nga atëherë ai në asnjë edicion nuk ka regjistruar më shumë se 20 ndeshje. Gjatë sezonit 2015/2016 Koentrao ishte huazuar te Monako.
Sonte Zidan do të pushoj pjesën më të madhe të futbollistëve, të cilët do ti ruaj për ndeshjen e së mërkurës kundër Atletiko Mmadridit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.
Pas këtij takimi Reali do të zhvillojë edhe tre ndeshje kampionale, kundër Seviljës, Selta Vigos dhe Malagas.