Interi po bëhet gati për dy përforcime të reja gjatë merkatos së verës. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të paguajnë plot 90 milionë euro për dy përforcime.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Radja Naingolan, si dhe për turkun e Barcelonës, Arda Turan.
Për Naingolan drejtuesit “zikaltër” janë të gatshëm të harxhojnë plot 60 milionë euro, derisa gjysmën e shumës pritet ta harxhojnë në transferimin e Arda Turan.
Mbetet të shohim nëse do realizohej ndonjëri prej këtyre transferimeve, edhe pse lista e përforcimeve do të varet edhe nga largimet dhe përfitimet nga shitja e tyre.
Sidoqoftë Interin dhe drejtuesit e saj i pret një merkato e zjarrtë, nga e cila trajneri Pioli pritet të përfitojë në kualitet.