Portieri legjendar i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka pohuar se ka qenë vetë ai i cili i ka kërkuar futbollistit të ri të Monakos, Kilian Mbape për të shkëmbyer fanellat pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 2:0.
“E bëra atë, pasi kur unë isha i ri askush nuk ka vepruar me mua në këtë mënyrë. Thjesht urreja sjelljen e tyre dhe me këtë gjest doja që ti jepja një shembull të mirë këtij talenti” – tha 39-vjeçari Bufon, i cili gjatë ndeshjes së parë kundër Monakos të zhvilluar në “Lui II” i mohoi golin talentit francez.
Ndeshja e kthimit midis Juventusit dhe Monakos në program është me dat 9 maj në Torino.