Ylli i Çelzit, Eden Hazard sërish sërish është i pranishëm në mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se si Reali i Madridit pritet të fillojë ofenzivën për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Sipas specialistit të “Sky Sports” për futbollin spanjoll Gijom Balagi, e ardhmja e mesfushorit belg nuk është e lidhur me transferimin e tij tek “mbretërit”.
“Real Madridi vërtetë po interesohet për shërbimet e Hazard, i cili në plan të parë nuk i ka refuzuar ata. Ai drejtuesve të Çelzit në anën tjetër ju ka bërë me dije se dëshira e tij është që të qëndrojë ende në Londër, ndërsa edhe vetë drejtuesit e Çelzit nuk kanë ndërmend për ta shitur atë dhe nuk shqetësohen për të ardhmen e tij. Te Çelzi janë të bindur se Hazard është adaptuar dhe se po shijon jetën në Londër së bashku edhe me familjen e tij, të cilët nuk janë të interesuar për të lëvizur nga ky qytet i bukur” – tha Balagi lidhur me temën.
Mediat në Spanjë në anën tjetër vazhdojnë të flasin për “planin e Florentino Perez” i cili sipas tyre është i gatshëm për të thyer rekordin e transferimeve duke sjellë në Madrid futbollistin më të mirë të Çelzit, i cili me skuadrën e tij është shumë fare pranë titullit kampion në Angli.