Karateisti shqiptar nga Gostivari, Berat Jakupi ka humbur në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për senior, që po zhvillohet në qytetin Koxhaeli të Turqisë.
Në meçin final në kategorinë deri më 84 kg, Jakupi u mund nga karateisti turk Ugur Aktash edhe atë me deklarim nga ana e referëve pasi lufta përfundoi 0:0.
Jakupi deri në finalen e madhe arriti pasi eliminioi katër garues, ku fillimisht mundi rusin Denis Denisenko, në luftën e dytë ishte më i mirë se Anton Isakau, ndërkohë në meçin e tij të tretë mundi boshnjakun Meris Mugoviç.
Lufta që i siguroi finalen e madhe Beratit, ishte ajo kundër grekut Tzanos Georgeos, ndaj të cilët Jakupi tregoi një luftë shumë të mirë dhe me plotë meritë u kualifikua për në finalen e madhe, ku për fat të keq nuk arriti që t’ia del të rrëmbejë medaljen e arrit, që njëherit ishte edhe dëshira e tij e madhe.
Megjithatë karateisti ynë duhet të jetë krenar edhe me këtë të arritur, pasi edhe pozita e dytë dhe medalja e argjendtë pa dyshim se janë një sukses i madh për të personalisht, dhe kuptohet për Reprezentacionin e Maqedonisë.