Berat Jakupi do të luftojë për titullin Kampion të Evropës në karate kundër turkut Aktash Ugur në turneun që po zhvillohet në Koçeli të Turqisë. Karateisti nga Gostivari për të arritur deri në finale, eliminioi katër garues, ku fillimisht mundi rusin Denis Denisenko, në luftën e dytë ishte më i mirë se Anton Isakau, në të tretin fitoi boshnjakin Meris Mugoviç, ndërsa luftën e katërt që siguroi finalen mposhti grekun Tzanos Georgeos. Përballja finale ndërmjet Berat Jakupit dhe turkut Aktash Ugur do të zhvillohet të shtunën, ndërsa triumfi eventual i shqiptarit, përveç që do të sjell titullin e kampionit evropian për senior, do ti siguronte edhe pension të përjetshëm nga Maqedonia.