FIFA ka publikuar renditjen për muajin maj dhe nuk ka shumë lëvizje, teksa në krye të renditjes mbetet Brazili, i ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania.
Sa i takon Kombëtares së Shqipërisë, ajo nuk ka lëvizur fare në renditje, duke ruajtur pozitën e 66-të, ashtu sikurse nuk ka lëvizur nga pozicioni i mëparshëm asnjë prej skuadrave të tjera të grupit, me Spanjën të renditur në vendin e 10-të, Italinë në të 12-in, Izraelin në vendin e 63-të, me Maqedoninë në vendin e 133-të dhe Lihtenshtejnin në vendin e 189-të.
Rënie në renditjen më të re ka pësuar Kosova, që nga vendi i 170-të bie për dy pozicione dhe tanimë është në vendin e 172-të.