Piloti spanjoll, Fernando Alonso gjatë testimeve për garën e “Indianapolis 500” që do të mbahet në fund të këtij muaji, ka vrarë dy zogjë. Spanjolli bëri disa paraqitje shumë të mira në prova me shpejtësi prej 358.1 km/h, ndërsa në pistë papritmas i dalin dy zogjë.
Në videon më poshtë mund të shikoni ngjarjen e ndodhur.
Kujtojmë që gara e Indianapolis do të zhvillohet me 28 maj, me Alonson që do të garojë me makinën e skuadrës Andreti Autosport, ndërsa Xhenson Baton do ta zëvendësoj në Çmimin e Madh të Monakos, e cila garë do të zhvillohet në të njejtën ditë.