Alioski dhe Sadiku bombardohen nga ofertat (VIDEO)

Forma e mirë që po kalon dyshja shqiptare këtë sezon me fanellën e Luganos, Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku,  ka bërë që kjo dyshe të zgjoj interesimin e shumë skuadrave evropiane, njofton “infOSport.mk”.

Për Alioskin aktualisht ka kërkesa nga disa skuadra gjermane dhe duket se transferimi i tij drejt Bundesligës nuk do të hasë në vështirësi.

Ndryshe nga Ezgjan Alioski, plani për Sadikun në adresë të të cilit gjithashtu kanë arritur shumë oferta, tashmë është ndryshuar në tërësi.

Sipas “Tio.ch”, Lugano do të kërkojë me çdo kusht që të mbajë sulmuesin e Kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm.

Alioski dhe Sadiku janë futbollistët më të spikatur te Lugano. Shqiptari nga Maqedonia, që njëherit mbron ngjyrat e përfaqësueses “verdhekuq” në 29 ndeshje ka shënuar 15 gola, derisa anëtari i kombëtares shqiptare, Armando Ssadiku në 11 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Pikërisht ardhja e Sadikut dhe trajnerit Tramexani (ish ndihmës i De Biasit te Kombëtarja Shqiptare), bëri që Lugano të ringjallet dhe nga një skuadër që do të luftonte për mbijetesë, tani të luftojë për dalje në EvROPË.

Aktualisht Lugano ndan pozitën e katërt me Lucernën e Hekuran Kryeziut, që të dyja skuadrat kanë nga 43 pikë, ndërsa deri në mbyllje të kampionatit ka edhe 6 xhiro.

Lugano ndeshjen e javës së 31-të në elitën e futbollit zviceran do ta zhvillojë në shtëpi kundër skuadrës kampione të Bazelit, që një javë më parë edhe zyrtarisht mbrojti titullin e kampionit, edhe atë vetëm falë dyshes shqiptare, Alioski – Sadiku që mundën Jang Bojsin e vendit të dytë në kuadër të javës së 30-të me rezultatin 2:1.

Leave a Reply