Shkëndija ka pësuar një disfatë të papritur në transferertën ndaj Pobedës në Prilep. “Kuqezinjtë” nga Tetova pësuan disfatë minimale 1:0, duke vazhduar serinë e rezultateve negative në ndeshjet si mysafir, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo ndeshja e tretë që Shkëndija nuk arrinë fitore në transfertë, pasi në dy ndeshjet paraprake kishte barazuar 1:1 ndaj Sileksit dhe Shkupit.
Golin e vetëm për Pobedën në këtë ndeshje e realizoi Miroslav Staniç në minutën e 25-të.
Falë kësaj fitore Pobeda arriti në kuotën e 29 pikëve, duke ritur diferencën ndaj dy skuadrave të fundit në tabelë, Bregallnicës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, në 8, gjegjësisht 10 pikë.
Në anën tjetër ishte ky një zhgënjim i rradhës nga futbollistët e Shkëndijës, të cilët me këtë disfatë zhgënjyen edhe tifozët e tyre të shumtë, që nuk e prisnin një gjë të tillë nga kjo transfertë kundër skuadrës së Pobedës, që për dallim nga Shkëndija po lufton për të mbijetuar.