Gonzalo Higuain ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:0 të Juventusit në përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Monakos që sonte u zhvillua në stadiumin “Lui II”, njofton “infOSport.mk”.
Higuain realizoi të dy golat e fitore për “biankonerët”, të cilët në Torino kthehen me një rezultat të madh, që e afron këtë skuadër shumë afër finales së madhe.
Fillimi i ndeshjes u takoi vendasve të Monakos, mirëpo ishte Gonzalo Higuain, ai i cili pas një “dabëll” pasi me brazilianin Dani Alvesh në minutën e 29-të shënoi golin e parë për rezultat 1:0.
Edhe goli i dytë erdhi me aktorët e njëjtë dhe në role të njëjta. Dani Alvesh bukur harkoi në zonë në shtyllën e dytë, duke gjetur edhe njëherë tjetër argjentinasin Higuain, i cili kreu detyrën e tij në mënyrën më të mirë, duke mposhtur edh për herë të dytë portierin kroat, Subashiç.
Monako mundohej të vije deri te goli i nderit në këtë ndeshje, që do mbante gjallë shpresat e tyre për ndeshjen e rikthimit në “Juventus Stadium” pas 6 ditëve, mirëpo një gjë të tillë nuk arritën dot, ashtu që Juve me këtë fitore në transfertë është shumë pranë finales së madhe të 03 qershorit në Kardif.