Jemi mësuar që në stadiumet shqiptare gjithmonë të hasim në tifozë të veçantë, por jo edhe aq sa “ai” i cili ka ndjekur me shumë kureshtje takimin mes Teutës dhe Flamurtarit në “Niko Dovana”
Para fillimit të ndeshjes dhe gjatë saj, në një nga tribunat e stadiumit shquhej qartë një tifoz më ndryshe nga të tjerët, që ishte sistemuar në shkallët e stadiumit dhe pranë vetes mbante një dele.
Ajo jo vetëm që nuk shqetësohej nga rrëmuja rreth e rrotull, por shpesh edhe kthente sytë nga fusha e gjelbër e stadiumit, ku shifte futbollistët e Teutës dhe Flamurtarit.
Mësohet se tifozi që po ndiqte ndeshjen bashkë me delen e tij, është një punonjës që kujdeset për mirëmbajten e stadiumit dhe se gjithnjë me vete merr edhe delen e tij që e lë të kullosë aty jashtë vijave kufizuese. Mirëpo si duket ditën e zhvillimit të ndeshjes ai kishte përtuar për ta dërguar atë në shtëpi, duke vendosur që edhe deles së tij t’ia mundëson që të ndjek një ndeshje futbolli.