Simulimi i kushton shumë Strotman, mungon ndaj Milanit dhe Juves

Mesfushori i Romës, Kevin Strotman është dënuar me dy ndeshje mo slojë për shkak simulimit të tij në ndeshjen derbi të fundjavës kundër Lacios, njofton “infOSport.mk”.

Pas video inçizimeve të rishikuara, komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit italian vendosi që të ndëshkojë holandezin për atë simulim të bërë, nga i cili skuadra e Romës përfitoi një njëmbëdhjetë metërsh.

Strotman u rrëzua në zonën kundërshtare pa patur fare kontakt me futbollistë kundërshtarë, ndërsa arbitri ra nën ndikim duke treguar në pikën e bardhë, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Daniele De Rosi, duke barazuar në ato momente rezultatin në 1:1.

Megjithatë deri në fund të takimit Lacio realizoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Pas këtij dënimi Strotman do ti mungojë Romës në dy derbit e mëdha kundër Milanit dhe Juventusit.

Leave a Reply