Derbi madrilen ka vetëm një emër, Kristiano RONALDOOOO….(VIDEO)

Derbi madrilen në Ligën e Kampionëve Evropian sonte pati vetëm një emër, Kristiano Ronaldo. Ylli portugez shkëlqeu sonte në “’Santiago Bernabeu” duke mundur thuajse i vetëm Atletiko Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat ishin pjesë e Ronaldos, duke çuar peshë të gjithë të pranishmit në stadiumin “Santiago Bernabeu” që sonte ishte i stërmbushur.

Golin e parë Ronaldo e realizoi në minutën e 10-të me kokë, ndërkohë dy golat tjerë i realizoi gjatë pjesës së dytë. Fillimisht në minutën e 73-të realizoi një super gol me një volej nga brendia e 16-të metërshit, derisa në minutën e 86-të mjaft bukur reagoi para mbrojtësve të Atletiko Madridit dhe portierit Oblak, duke e mposhtur edhe për herë të tretë në këtë përballje, që në fund u ngjyros me të bardhë.

Ishte ky goli numër 10 për Kristiano Ronaldon këtë edicion në Ligën e Kampionëve Evropian, ndërsa i 20-ti në gjithsej 28 përballje kundër Atletiko Madridit.

Reali me këtë fitore ka bërë një hap të madh drejt finales së madhe të 03 qershorit në Kardif, ku për një vend tjetër nesër mbrëma në ndeshjen e tyre të parë do të dalin Monako dhe Juventusi.

Leave a Reply