Reali i Madridit pasi eliminoi Bajernin e Munihut, për të 27-herë në historinë e vetë arriti që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, nga të cilat në 14 rast ka arritur që të kualifikohet për në finalen e madhe.
Por megjithatë nëse ju referohemi viteve të fundit, fakt është edhe që Kristiano Ronaldo me shokë vuajnë shumë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Statistikat thonë se në shtatë gjysmëfinalet e fundit, “mbretërit” kanë arritur të kualifikohen vetëm dy herë, ndonëse në të dyja rastet kanë prekur finalen e madhe, duke e fituar madje edhe trofeun.
Suksesi i parë është kundër Bajernit të Munihut të Pep Guardiolës, në sezonin 2013-2014, ku pas suksesit 1:0 në Madrid, ata i shkatërruan gjermanët edhe në “Alianc Arena” me shifrat 4:0, ndërkohë, kualifikimi i dytë ishte ai i sezonit të kaluar, kundër Mançester Sitit, ku pas barazimit pa gola në Angli, në “Bernabeu” mjaftoi goli i Bejlit për të siguruar finalen e madhe, ku më pas edhe mundën Atletiko Madridin me rezultatin 2:1.
Ndërkohë, skuadrat që kanë eliminuar Realin e Madridit në këtë fazë të Ligës së Kampionëve Evropian, kanë qenë dy herë Barcelona, Bajerni i Munihut, Borusia e Dortmundit dhe së fundmi Juventusi.