Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Pierr Emerik Obamejang është një ndër objektivat kryesore të skuadrës së Milanit në merkaton e verës dhe kjo është bërë e ditur me kohë, por për afrimin e sulmuesit ka konkurrencë të fortë.
Gjithsesi te Milani shpresojnë ta rikthejnë në ekip 27-vjeçarin, që është formuar si lojtar pikërisht te moshat e tyre, ndërkohë që një foto që sulmuesi ka postuar në “Instagram” ka ngritur në këmbë të gjithë tifozët “kuq e zi”.
Obamejang është parë në Milano dhe kjo ka bërë që tifozët të besojnë në një transferim të sulmuesit nga Gaboni te Milani, drejtuesit e së cilës skuadër kërkojnë të afrojnë atë gjatë verës, kur pritet një merkato e zjarrtë në kampin “kuq e zi”, të paktën sipas asaj që paralajmërojnë mediat italiane dhe vetë drejtuesit e rinj kinez të skuadrës nga “San Siro”.