“Këpuca e Artë” në ligën e Australisë nuk ka se si të shkonte diku tjetër, pos në duart e futbollistit kosovar të Melburn Viktoris, Besart Berisha, të cilit sot edhe zyrtarisht iu dhurua ky çmim.
Berisha me 20 gola të shënuar këtë sezon me fanellën e Melburnit, ishte meritor absulut për ta fituar këtë çmim, të cilin do ta ndaj së bashku me Xhemi Meklarenin, pasi edhe ky i fundit së bashku me kosovarin kryeson renditjen e golashënuesve me plot 20 gola të shënuar.