Mançester Junajtedi mund ta bëjë Antuan Grizmanin futbollistin më të paguar në Premier Ligën angleze, nëse këtë verë arrijnë ta transferojnë në “Old Tranford”. Sipas tabloidit “Dejlimejl”, Junajtedi ka ofruar 300 mijë paund në javë për ta bërë të vetin sulmuesin francez, mirëpo ky i fundit nuk ka shfaqur interesim për momentin ndaj klubit në fjalë.
Siç mëson “Dejlimejl”, arsyeja që e ndalë Grizmanin të mendojë për një transferim të mundshëm te Junajtedi, është pikërisht situata e këtyre të fundit, ku ende nuk kanë siguruar pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Sa i përketa tarifave të transferimit, Junajted për Grizmanin do të derdhte në arkat e Atletikos plotë 155 milionë funta, ndërsa 26 vjeçarit do ti ofronte kontratë 5 vjeçare me pagë 300 mijë funta në javë, shifra të cilat do të bënin francezin, lojtarin më të paguar se Pogba e Ibrahimoviç.
Gjithsesi mbetet për t’u parë deri në merkaton e verës se si do të vazhdojë kjo çështje, ndërsa Grizmani me Atletikon ka kontratë të vazhdueshme deri në qershor të vitit 2021. /”infosport.mk”