Ferhan Hasani i rikthehet golit. Kapiteni i Shkëndijës nuk kishte shënuar që nga shkurti i këtij viti, ndërsa të dielën në Çair përballë Shkupit shënoi golin e tij të parë pas një pauze prej 10 ndeshjeve, njofton “infOSport.mk”.
Hasani së fundmi kishte shënuar në ndeshjen e 19-të shkurtit përballë Sileksit, në të cilën ndeshje Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0.
Kapiteni “kuq e zi” ka munguar në shumë ndeshje për shkak lëndimit që e ndjek një kohë më të gjatë.
Ai së fundmi kishte luajtur një ndeshje të plotë me 05 mars pikërisht kundër Shkupit, ndaj së cilës skuadër të dielën Hasani luajti 75 minuta, më shumë se ndeshjet që i zhvilloi në muajin prill kundër Renovës dhe Rabotniçkit, kur luajti 45 minuta, gjegjësisht 34 minuta.
Që nga “El Clasico” shqiptare (09 prill) Hasani mungoi në tre ndeshje rradhazi, për tu rikthyer fuqishëm në ndeshjen e së dielës, me gol në rrjetën e Zendelit.
Ndryshe goli ndaj Shkupit ishte i 12-të sezonal për Bubën, i cili tashmë ndanë pozitën e dytë së bashku me Igor Nedeljkoviçin e Sileksit, kur është në pyetje lista e golashënuesve në elitën e futbollit vendor.